Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ushtarake ndaj Iranit, duke deklaruar se është momenti për të kaluar nga fjalët tek veprimet. Në një qëndrim të drejtpërdrejtë, Rama e cilësoi Trupën e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste dhe theksoi se ajo duhet trajtuar si e tillë, jo vetëm përmes sanksioneve, por edhe duke u listuar zyrtarisht në regjistrin e organizatave terroriste, ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.