Në një intervistë për Times Radio, kryeminsitri shqiptar Edi Rama i cilëson deklaratat e politikanëve britanikë në lidhje me numrin e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar një “mozaik gënjeshtrash”. Deklarata të tilla thotë Rama janë përdorur për të promovuar Brexit-in. Kryeministri rithekson se pretendimi i politikanit Nigel Farage se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg” është një marrëzi. Për kryeministrin shqiptar, shumë sektorë të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar do të kishin vështirësi serioze për të funksionuar pa punën e emigrantëve shqiptarë.