Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në takimin e detyrueshëm të Asamblesë së Partisë Socialiste, i organizuar në periferi të Tiranës. Në një prononcim për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.