Nga “Bled Strategic Forum” në Slloveni, ku u diskutua për të ardhmen e Europës, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, u shprehën njëzëri të zhgënjyer ndaj qasjes të BE-s me rajonin. Kryeministri Edi Rama u pajtua me ato çfarë thanë kolegët e tij dhe pati një kërkesë publike për presidentin Bullgar Rumen Radev i pranishëm në panel.