Kryeministri Edi Rama tha se sezoni turistik i këtij viti premton shumë për Shqipërinë dhe pritet të thyejë rekordin e vitit të shkuar. “Nga një vend i bukur për ne, në një vend të bukur e tërheqës për gjithmonë e më shumë vizitorë të huaj. Viti i shkuar është mbyllur me prekjen e tavanit të 10 milionë turistëve. Janari dhe Shkurti kanë filluar me një rritje të fortë krahasimisht me Janarin dhe Shkurtin e shkuar. Vetëm në dy muajt e parë të vitit kemi prekur nivelin e 1 milion vizitorëve të huaj. Mesa duket ky vit do të jetë një kapërcim i ndjeshëm i rekordit të vitit të shkuar”, tha Kryeministri Edi Rama.