Mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë së drejtuar nga socialistët dhe bashkiësë Shkodër nga një kryebashkiake demokrate, ka bërë që Shkodra të mos zhvillohet si bashkitë e tjera, sipas kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Rama u kërkoi shkodranëve të votojnë kandidaten e PS-së Majlinda Angonin. Sipas tij, nëse Angoni fiton zgjedhjet, do të hapen rruga e bashkëpunimit me qeverinë dhe në këtë mënyrë edhe projekteve të reja për qytetin.