Top Channel/ Rama jep dy mesazhe të forta në Bordin e Paqes, nuk harron UÇK
19/02/2026 19:40

Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai iu drejtua Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh. Ai kritikoi drejtësinë europiane, që sipas tij është sponsorizuar nga disa vende prezente në Bordin e Paqes dhe që duhet t’i vijë turp. “Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht. Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike. Duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51