Kryeministri Rama ndodhej këtë të hënë në Bubq, për të inspektuar nga afër punimet në qendrën e re urbane. Kjo qendër me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative, do të jetë gati në vjeshtë. Aktualisht, punimet për realizimin e pallateve janë drejt përfunduar, pastrimet dhe rregullimet gjithashtu, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji do të mbyllen të gjithë punimet.