Në qytetin e Lushnjës është duke u ndërtuar unaza e këtij qyteti, e cila do të mbajë emrin e shkrimtarit dhe ish deputetit Vath Korreshi. I shoqëruar nga kryebashkia Eriselda Sefa, kryeministri Edi Rama bashkë me drejtuesin politik të qarkut Taulant Balla, shikuan ecurinë e punimeve të kësaj unaze e cila do të lehtësojë trafikun e brendshëm të Lushnjës.