Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Strategjik në Bled për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke i dhënë mesazh të qartë Bullgarisë që të lejojë çeljen e bisedimeve. Rama e nisi fjalën e tij me një batutë për euro-optimistin dhe euro-pesimistin ndërsa tha me bindje se nuk po kërkojnë licensë për të qenë europianë, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor janë europianë. Nuk mungoi kritika e tij për mbledhjet për të ardhmen e Europës duke thënë se është qesharake që shtetet që nuk janë anëtare nuk ftohen.