Kreu i ekzekutivit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zhvilluar me deputetët dhe minsitrat pati edhe kritika për punën e prokurorisë së Tiranës. Duke e krahasuar me SPAK, Rama tha se prokuroria e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim për 80 raste të evazionit fiskal ku janë shmangur miliona euro detyrime nga persona që ndryshe konsiderohen si “oligarkë”.