Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Rama në nisje të bisedës u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh, duke i thënë se “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”. “Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha ajo.