Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, kur u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku. Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 faqe dosje.