Me premtimin për transformimin rrënjësor të qytetit, kryesocialisti Edi Rama përmbylli mbrëmjen e kësaj të shtune takimin elektoral në Himarë. Ai zbuloi planin për qendrën e qytetit dhe parkimin nëntokësor. Përveç investimeve, kryesocialisti iu premtoi himariotëve edhe zgjidhje të çështjeve të pronësisë. Kryesocialisti foli për sezonin veror, teksa pa dhe guidat e Himarës të përgatitura nga bashkia, ndërsa e mbylli me një përshëndetje në gjuhën greke, pasi I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku I Korfuzit.