Kryeministri Edi Rama tha se nëse Shqipëria nuk do te ishte pjesë e aleancës së NATO-s, do të ishte pre e lehtë për këdo, por nuk na bën dot asgjë askush. Gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook, kreu i qeverisë tha se nuk mund të mos përfshihemi në krizë, pasi lufta na prek të gjithëve.