Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit. Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100% të sigurt marrjen e katër mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate.