Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, nga aty ku dha një deklaratë e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Rama theksoi se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të përshpejtuar anëtarësimin në BE.