Kryeministri Edi Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së ka pozuar krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrit britanik Keir Starmer Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë. Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga kreu i ri i qeverisë britanike, Keir Starmer.