Top Channel/ Rama: Arsimi profesional me rëndësi! Në shkollën “Beqir Çela” 400 regjistrime te reja
16/09/2024 19:51

Këtë vit të ri akademik, shkollës Beqir Çela, në Durrës i janë shtuar 400 regjistrime të reja duke e çuar në 1 mijë e 200 nxënës në total. Në vijim të takimeve dedikuar arsimit, kryeministri Edi Rama ishte sot ne kete shkolle ku shpjegoi përse arsimi profesional, merr një rëndësi jo vetëm për nxënësit por edhe ekonominë e vendit tonë. “Këtu nuk është çështje vizionarësh për hir të së vërtetës, këtu është çështje e një domosdoshmërie të jashtëzakonshme që ne e kemi kuptuar jo se jemi vizionarë, por s’e kemi parë si ecën të tjerët, kemi parë edhe se si zgjerimi hap pas hapi i ekonomisë edhe rritja ekonomike, rritja e investimeve private, do të çonin hap pas hapi në situatën kur do të kërkohej cilësi, jo sasi, për shumë vende pune dhe sot shembulli më dramatik është turizmi, por kudo mund të të thuhet e njëjta gjë. Ne kemi një kërkesë që është eksponencialisht më e lartë dhe kemi një sipërmarrje në turizëm që duhet me patjetër, jo vetëm të ketë punonjës, po t’ i ketë të kualifikuar se nuk ecet më dot edhe po të duan të ecin ashtu, symbyllur, që kur ua thoshim para 10 vjetësh, para 7 vjetësh, edhe para 5 vjetësh, iu dukej sikur u flisnim në një gjuhë që nuk e kuptonin, por tani duhet që o kamerieri të dijë të sillet e të buzëqeshë; o recepsionisti të dijë të bëjë punën shpejt; o tjetri e tjetri të dijë t’i trajtojë klientët si arsyen kryesore pse janë aty ose pastaj, ata turistë që vijnë nga kjo tërheqja e fortë dhe hyn tek dera e një sipërmarrje e tillë që nuk i ka këto kushte të trajtimit të personave, nuk kthehen më aty, nuk diskutohet dhe kjo është kudo kështu. Ndër të tjera, Kryeministri Rama e vuri theksin edhe tek marrëdhënia e ndërtuar mes shkollës dhe sipërmarrjes, për një trajtim dinjitoz të nxënësve, të cilët duhet të përfitojnë sa më shumë nga praktikat në terren. Shkolla Profesionale “Beqir Çela” në Durrës është kthyer në një Kampus të arsimit profesional në vend që ofron mjedise dhe kushte bashkëkohore për arsimimin e nxënësve me standarde dhe cilësi të lartë.

Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
DIGITALB DIGITALB