Turqia paralajmëroi Greqinë se një raketë mund të godasë kryeqytetin grek në rast se ata nuk ‘qëndrojnë të qetë’, duke përshkallëzuar më tej retorikën e saj kundër Greqisë. “Tani kemi filluar të prodhojmë raketat tona”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një fjalimi në Turqinë veriore. “Sigurisht që ky prodhim i tremb grekët. Kur thua 'Tayfun', greku trembet dhe thotë: 'Do të godasë Athinën'. Epo, sigurisht që mund të ndodhë.”