Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës. Një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga shpërthimi që shkaktoi zjarr. Dy persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 46 u shpëtuan nga ndërtesa. Një goditje e ngjashme shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë nëntëkatëshe në të njëjtën zonë, thanë shërbimet e urgjencës.