Mbrojtja ajrore e NATO-s ndërhyri duke shkatërruar një tjetër raketë të të nisur nga Irani drejt hapësirës ajrore të Turqisë, rasti i tretë ky brenda 10 ditësh. Lajmin e konfirmoi ministria turke e mbrojtjes, e cila nuk e përmendi saktësisht vendin ku u rrëzua raketa, por banorët pranë bazës ajrore të Incirlikut në jug të vendit, ku janë të stacionuara forca turke dhe amerikane, thanë se kishin dëgjuar në orët e para të ditës sirena të sulmit ajror, e më pas, edhe një shpërthim të fortë.