Një raketë anti-ajrore e prodhimit britanik është përdorur, sipas disa raporteve, për të rrëzuar për herë të parë një helikopter rus në Ukrainë. Times of London thotë se një video e përhapur në internet tregon sistemin e raketave me shpejtësi të lartë Starstreak duke goditur një helikopter ushtarak rus Mi-28N mbi rajonin e Luhanskut të Ukrainës lindore.Videoja, origjinalitetin e së cilës Insider nuk mund ta konfirmonte, duket se tregon raketën në momentin që godet helikopterin duke bërë që bishti i tij të këputet.