Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03/2026 19:59

“Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së që tani”! Ky është mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa bota po përballet me një tjetër konflikt të armatosur, atë në Lindjen e Mesme. Sipas saj, rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më. “Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Është me rëndësi të madhe që ne të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë, që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim detyrat sapo të vijë koha”. Sa i përket luftës ndaj Iranit, presidentja e Komisionit Evropian kërkoi të mos derdhen lot për një regjimi vrastar. “Europa duhet të përqendrohet në realitetin e situatës, për ta parë botën ashtu siç është në të vërtetë sot. Dhe dua të jem e qartë, nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur”. Deklarata e Presidentes Von der Leyen erdhi në një kohë, kur në Bruksel u mblodhën ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën e sigurisë që prej fillimit të konfliktit të Iranit, duke shqyrtuar edhe mundësinë që kjo luftë të sjellë një valë të re emigracioni në Evropë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50