Fundjava ka shënuar fluks levizjesh në Kakavijë, pika më e madhe kufitare me Greqinë. Sipas të dhënave nga kjo pikë kufitare rreth 10 mijë shtetas janë shënuar në hyrje - dalje përgjatë 24 orëve të fundit, 6400 prej të cilëve në hyrje te territorit të Shqipërisë dhe 3200 në dalje.