Nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në Morin, nga të dyja anët e kufirit vërehen radhë, veçanërisht në orët e paradites në palën kosovare, ndërsa mesdita e mbrëmja shënon radhë në hyrje të pikës tonë. Drejtuesit e automjeteve nga të dyja anët e kufirit kërkojnë që mos të zbatohet kontrolli i dokumentave, por të procedohet me marrëveshjen e lëvizjes së lirë.