Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes dhe numrit të udhëtarëve që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 7500 persona nga Greqia kryesisht emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet e verës. Ndërsa rreth 5000 të tjerë kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë.