Çmimet e larta të ushqimeve janë një shqetësim që vazhdon prej kohës për qytetarët. Çdo ditë që dalin për të bërë pazare, qeset i mbushin më pak, pasi me të ardhurat që kanë, nuk arrijnë dot t’i përballojnë shpenzimet. Në tregun e fruta-perimeve, qytetarët thonë se çmimet janë shumë më të larta se sa duhet të ishin për sezonin. “Janë rritur të gjitha, me zor marrim nga gjysmë kg, çerek kg”.