Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fiken e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish.