Viti 2024 u prit me një spektakël fishekzjarrësh edhe në Durrës. Shumë qytetarë u mblodhën në sheshin “Liria” në qendër të qytetit. Njëkohësisht ata u mblodhën edhe në shëtitoren “Taulantia” e në bregdet për të shijuar atmosferën dhe qiellin shumëngjyrësh ndriçuar nga fishekzjarrët e shumta.