Situata kaotike me zjarret në vendin tonë vazhdon, teksa deri më tani raportohet për 30 vatra aktive nga Ministria e Mbrojtjes. Një zjarr i frikshëm u përhap edhe në fshatin Skënderbegas në Gramsh, nga ku u evakuuan të gjithë banorët. Një banore tregon për Top Channel momentet e para se si u përhap zjarri në fshat dhe se si flakët “përpinë” çdo gjë, përfshirë shtëpitë dhe bagëtitë.