Aktualiteti në Shqipëri e sfidat e reja politike ju përkasin të gjithëve në mendimin e priftit katolik Dom Gjergj Meta. Ndaj, sheh të nevojshme nxitjen e një dialogu të thellë ndërmjet institucioneve fetare, shtetit dhe shoqërisë. Edhe pse ndodh të përballen me kritika. “Një person, i njohur, në tiranë më tha Dom merru me punët e zotit. Por Kisha katolike nuk mund të mbyllet vetëm brenda mureve të kishës. Nuk do t'a bëjmë sepse dalim kundër naturës së mesazhit të krishtit. Ne, do të jemi të pranishëm, në jetën shoqërore, në jetën politike, në jetën e të varfërve të vendit tonë, në jetën e burrave dhe grave, studentëve. Do jemi me propozimin to. Pastaj neve nuk detyrojmë askënd!” Predikimi për gjendjen politike nuk është i rrallë, tregon prifti dom meta. Ai na zbulon se ndan fragmente nga bibla ku ka mesazhe aktuale reflektimi për pushtetin, për të drejtën e të gabuarën, duke dashur ndërgjegjësimin e besimtarëve.