Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka dhënë mesazhin e Pashkës, duke u ndalur te qytetarët më në nevojë. Në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, e nis mesazhin e tij Imzot Gjergj Meta. Zoti, tha ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.