Pjerin Xhuvani u vra dje në lagjen 5 maji, në Elbasan, pas përplasjeje të armatosur mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sot, një ditë më pas, në vendin ku humbi jetën Xhuvani, një banor i zonës vendos një lule dhe ndez një qiri për nder të tij.