Top Channel/ Qiratë u dyfishuan/ Rritja më e fortë në bregdet dhe në Tiranë
28/08/2023 19:33

Qiratë e shtëpive kanë pësuar rritje të konsiderueshme në harkun e pesë viteve ka zbuluar një analizë e Bankës së Shqipërisë. Vrojtimi ka marrë në studim mbi 34 mijë shtëpi të listuara dhe ka vërejtur lëvizjet mesatare të çmimeve në zona të ndryshme gjeografike në vend. Kështu pra në kryeqytet rritja nga pesë vite më parë është mesatarisht me 30%, në zonat bregdetare me 56%, ndërsa në zonat qëndrore të vendit me 32%. Duke marrë për bazë një shtëpi me 85 m2 sipërfaqe, studimi vëren se çmimi mesatar për ta marrë me qira në kryeqytet është 57 375 lekë deri në fund të 2022-it, ndërsa në bregdet rreth 40 mijë lekë dhe 38 mijë lekë në zonat qëndrore të vendit. Në pesë vite bregdeti ka pësuar rritjen më të lartë të qirave, duke ia kaluar zonave qëndrore të vendit. Nga krahu tjetër hendeku i qirave në kryeqytet me bregdetin është ngushtuar, ndërsa rritet me zonat qëndrore. Kështu të jetosh me qira në një qytet jo-bregdetar, larg kryeqytetit bëhet gjithnjë e më e lirë. Sipas studimit tregu i qirasë në pasuritë e paluajtshme ka pasur luhatjet e veta, ndërsa në fundin e 2019-ës dhe gjatë pandemisë ka pasur një stanjacion të çmimeve për shkak të krizës, ndërsa në dy vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse e pandalshme me rreth 13% për vit në tiranë dhe 24% në vit për bregdetin. Gjithashtu rritja e inflacionit dhe kostots së jetesës në vend, sipas studimit ka ngadalësuar rritjen e menjëhershme të çmimeve në kryeqytet dhe ka krijuar luhatje të shpeshta të tyre duke filluar nga tremujori i dytë i 2022-it

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB