Top Channel/ Qiratë rrisin inflacionin! Arrin në 2.3% në tetor, ndikuan edhe çmimet e ushqimeve
10/11/2025 19:52

Inflacioni është rritur lehtë në tetor, por vijon të mbetet në nivele të kontrolluara. INSTAT raporton se norma mujore arriti 2.3%, nga 1.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe krahasuar me muajin shtator, çmimet janë rritur vetëm me 0.1%, duke treguar një tendencë të qëndrueshme, pa goditje të forta në treg. Sipas të dhënave të institutit janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve gjatë këtij viti. Grupi i qirave, ujit dhe energjisë ka dhënë ndikimin më të madh me 0.87% në inflacionin e tetorit. Këto janë kategori të domosdoshme të cilat familjet shqiptare nuk mund t’i shmangin, ndaj ndikimi i tyre në koston e jetesës është i drejtpërdrejtë. Ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë kontribuuesin e dytë kryesor me 0.55 %. Ndërsa brenda këtij grupi, tre zëra kanë pasur rritjen më të ndjeshme: vajrat dhe yndyrnat, të cilat janë shtrenjtuar me 4.9%, qumështi, djathë dhe vezët, me një rritje prej 4.2%, mishi, i cili ka shënuar 2.9%. Produkte të cilat përbëjnë shportën bazë të konsumit të familjeve, ndaj çdo lëvizje e tyre ndikon menjëherë në buxhetet e shtëpisë. Në anën tjetër, disa kategori kanë vepruar në drejtim të kundërt dhe kanë frenuar rritjen e inflacionit. Çmimet e transportit dhe atyre të argëtimit kanë pësuar ulje të lehtë, duke krijuar një efekt balancues në ecurinë totale të çmimeve dhe duke bërë që inflacioni të mbetet nën presion të kontrolluar.

Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16