Kanë vazhduar përgjatë gjithë natës sulmet izraelite mbi Liban; në atë që përshkruhet si dita më vdekjeprurëse e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut që nga viti 2006, humben jeten gati 500 persona, përfshirë mbi 90 gra e fëmijë e u plagosën rreth 1.700 të tjerë. Me dhjetëra objektivë u goditën në jugun e vendit ku të përfshirë nga paniku, mijëra vetë kanë braktisur shtëpitë e tyre.