Të paktën 370 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës. Dyshohet se ata u helmuan nga uji i pijshëm. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë kërkuar trajtim mjekësor, pasi pjesa më e madhe e tyre kishin diarre e të vjella që shkaktojnë dehidratim.