Në Fier, që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët kanë falur namazin në sheshin qendror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 ku dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes se madhe , ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri- tjetrit.