Athina zyrtare ndjek me vëmendje dhe jo pa shqetësim zhvillimet politike të orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Nuk është aspak i rastësishëm fakti që brenda disa ditëve ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka dërguar përsëri një mesazh drejt Shkupit në intervistën e tij në gazetën “Vradini”.