Shumica e shqiptarëve sot kanë një mendim negativ për qeverinë e Edi Ramës. Në këtë përfundim ka dalë një sondazh i Eduart Zaloshnjës i prezantuar në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla. Sondazhi tregoi se sot 61 % e të pyeturve kanë një mendim negativ për qeverisjen e vendit dhe vetëm 18 % e të pyeturve kanë një mendim pozitiv për qeverisjen.