Top Channel/Qeveria italiane në prag kolapsi, 5 Yjet nuk voton dekretin për inflacionin!
14/07/2022 11:43

Refuzimi i Lëvizjes Pesë Yjet për të mbështetur Dekretin kyc të ndihmës, në Itali, për të cilin votimi është caktuar të enjten, mund të shënojë rënien e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Mario Draghi. Kryesia e lëvizjes populiste së udhëhequr nga ish-kryeministri Giuseppe Conte, u takua të mërkurën për të vendosur nëse do të qëndronte në koalicion. Shkak i tensioneve është bërë dekreti që do të ndajë miliarda euro për familjet dhe kompanitë , në përpjekje për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit. Por refuzimi i Lëvizjes Pesë Yje për të votuar në parlament mund të shkaktojë një krizë të madhe pasi partia e tij është një nga më të rëndësishmet në koalicionin qeverisës. Draghi e ka pohuar se do ta linte qeverinë nëse Lëvizja Pesë Yjet do të largohej nga shumica në pushtet. Përveç kësaj, nëse partia e Contes zgjedh largimin, ka të ngjarë që kryeministrin të mos e mbështesë as Lega e krahut të djathtë. Tensionet brenda shumicës janë rritur gjatë javëve të fundit pasi vetë Pesë Yje janë të përcarë, veçanërisht në mbështetjen e qeverisë për Ukrainën. Conte kërkoi të gjente kompromisin me Draghin për disa politika, por pavarësisht shenjave inkurajuese, nuk mjaftoi. Teksa zgjedhjet e përgjithëshme janë planifikuar të mbahen në pranverën e vitit 2023, skenari i ri i mundshëm rrit mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkohet vazhdimisht nga liderja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56