Qeveria gjermane miratoi reformën e asistencës sociale, një nga projektet më të debatuara në vend. Tre ishin ndryshimet kryesore që kanë ngjallur diskutimet më të mëdha: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë.