Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e CDU të drejtuar nga Friedrich Merz, dhe socialdemokratët e SPD të kancelarit në ikje, Olaf Scholz, kanë njoftuar të shtunën se i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e qeverisë së re të Gjermanisë. Merz, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë kancelari i ardhshëm, ka ritheksuar programin e tij për të kufizuar emigracionin e paligjshëm dhe për të ulur çmimet e energjisë. Bashkëudhëheqësi i SPD-së, Lars Klingbeil, po ashtu iu tha gazetarëve se shpreson që partitë do të arrijnë konsensus në çështjet thelbësore dhe të rëndësishme të politikës kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.