Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria do të marrë në përgjegjësi sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, për ta ndryshuar situatën që ai e quajti “hemorragji papërgjegjshmërie”. Rama tha se me ndihmën e partnerëve do të bëhen skanime të të gjithë burimeve njerëzore, ndërsa i kërkoi kryebashkiakëve që të marrin masa vetë para se këto pasqyra të tregojnë gjëra që të mbeten në histori e humorit shqiptar.