Një video, ku qentë endacakë në Vlorë sulmojnë një turiste të huaj në shëtitoren bregdetare, ka bërë xhiron e rrjetit. Raste si ky nuk janë të rralla. Top Channel mëson se deri në 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve. Edhe vetë grupi i xhirimit që po përgatiste këtë kronikë për pak u sulmua nga këta qen.