Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë. Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin, i cili u miratua nga BE në muajin maj dhe ka vlerën e 6 miliardë eurove, si dhe synon t’i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në.