Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qëlloi me automatik në banesën e vjehrrit të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga ana e krushkut, se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.