Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ruse u plagos këtë mëngjes me armë zjarri brenda një ndërtese banimi në Moskë. Zëdhënësja e Komitetit Hetimor të Federatës Ruse, Svetlana Petrenko njoftoi se bëhet fjalë për gjeneral-lejtnantin Vladimir Alekseev, 64 vjeç, zëvendësshef i inteligjencës ushtarake, i cili është shtruar në spital.