Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë në depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, raporton se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Një mjet ka kaluar përpara biznesit rreth orës 2 pas mesnatës dhe më pas persona të paidentifikuar kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri.